Zhvillimi dhe Implementimi në SharePoint

Zhvillimi dhe Implementimi në SharePoint

BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) është i specializuar në ndërtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve të TI-së në platforma të Microsoft-it. Vendosja e serverit të Share point dhe integrimi si një ndër ofertat e shërbimeve tona dhe arsyeja pse ua rekomandojmë klientëve tanë është sepse Microsoft SharePoint Server është i sigurtë, i pershkallëzueshëm, dhe funksionon si një server i portalit që mund të ndihmoj në mbledhjen e faqeve, informatave dhe aplikacioneve në një organizatë, në një faqe të vetme e cila është zgjidhje e lehtë për tu përdorur dhe e lehtë për t’u qasur në të, kudo dhe kurdo. BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) do ofroj mundësi të menaxhimit, indeksimit dhe sigurisë së të dhënave me përdorim të besueshëm. Grupet e përdoruesve nepër departamente dhe njerëz të tjerë të involvuar mund të bashkëohen në mënyrë që ta rrisin produktivitetin në punë. Softueri i zhvilluar nga BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) bazuar në serverin e SharePoint do jetë shumë i përshkallëzueshëm, gjë që do siguron një rritje të lehtë të përdoruesve në të ardhmen. SharePoint është një platformë e madhe e cila ka një rang shumë të madhë të mundësive. SharePoint i definuar si produkt për bashkëpunim dhe menaxhim të dokumenteve përfaqëson një mënyrë të re për të punuar së bashku. SharePoint mund të përmbledhet në 5 principe kryesore: Bashkëperdor– SharePoint është vendi për të ndarë ide, përmbajtje dhe vizionin e kompanisë së juaj Organizo– Është i përshkallëzueshëm mjaft që ti organizoj dhe menaxhoj të gjitha informatat mbi asetet e juaja por është poashtu i dizajnuar të organizoj dhe ruan dokumente me qëllim të rritjës së produktivitetit personal, të mban ekipet e perditesuara, dhe ti mban projektet në rrugën e duhur Zbulo– Është vendi ku ju shkoni për të zbuluar ekspertë, për të ndarë dituri dhe për të zbuluar lidhje për informata dhe njerëz Ndërto– Është një qendër për zhvillues që ndërtojnë dhe vendosin aplikacione moderne dhe për dizajnerë që të ndërtojnë web-faqe të mira për sy Menaxho –Dhe sepse është ndërtuar duke e pasur Renë në mendje, profesionistet e TI-së mund t’i menaxhojnë kostot dhe t’i arrijnë kërkesat për menaxhimin e rreziqeve. Përfundimisht, Share Point është ndërtuar që të përballoj gjithçka që klientët tanë mund të kërkojnë, në mënyrë që profesionistet e TI-së mund të kalojnë më shumë kohë me menaxhim të informatave, të japin më shumë inovacion dhe ta menaxhojnë kohen e tyre në mënyrë efektive.

BIT është në dy platforma IOS dhe Android!
Na Kontaktoni Tani

Bulevardi 'Bill Clinton' Prishtinë

Copyright @ 2022 BIT all right reserved.