Administrimi i Databazave

Administrimi i Databazave

BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) ofron shërbime dhe konsulencë për administrimin e bazave të shënimeve, në çështje të planifikimit, administrimin e fajllave, sigurisë, automatizimit, ruajtjës dhe rikthimit, optimizimit, transferimit si dhe disponueshmëri të lartë, të shpjeguara shkurtimisht si vijon: Planet për implementimin e instalimit të SQL Serverit, të konfiguruar për nevojat e organizatës së juaj. Ky është një hap shumë i rëndësishëm kur jeni duke e startuar një projekt, ku ne do ju ndihmojmë që të kujdeseni për kërkesat e softuerit dhe harduerit Ngritjet në databazë, në procedura të sigurta dhe optimale. Zakonisht kur ngritjet e sistemit ndodhin ju duhet të dini nëse databaza e juaj është duke përdorur funksionalitete të cilat nuk funksionojnë në verzione të reja të SQL serverit Menaxhimi i dosjeve dhe databazave, duke përfshirë gjetjën e kërkesave të resurseve. Për shembull, resurset e juaja harduerike, të cilat kanë një ndikim të madh në përformimin e databazës Zgjedhja e metodës së sigurtë për qasje, konfigurimi i qasjës së sigurtë, planifikimi dhe implementimi i lejeve në databazë dhe mbrojtja e SQL serverit me një rrjetë të ndërmarrjës Performimi dhe automatizimi i punëve administrative dhe krijimi i veglave të personalizuara administrative. Automatizimi i punëve administrative ndihmon në punët e përditshme rutinore, të cilat pastaj ju japin më shumë kohë që të merreni me punë të tjera administrative Ruajtje e databazës dhe implementimi i strategjive të ruajtjës së të dhënave. Në këto strategji ne mund të ju ndihmojnë që ta gjeni mënyren më të mirë që ta ruani databazën, zgjidhje e cila do i plotëson të gjitha kërkesat e organizatës së juaj. Ruajtja e SQL Serverit dhe kthimi i komponenteve japin një mbrojtje bazike për të dhënat kritike të cilat janë të ruajtura në databazën e juaj të SQL-së. Ruajta e databazës ju siguron edhe nga humbja e të dhënave përshkak të katastrofave Optimizimi i databazave, që do të thotë riparimi, rrit dhe përmirëson performancën e databazës. Zakonisht, gjatë një dizajni të databazës, ka probleme përshkak të mos kryerjës së punës në mënyrën e duhur, gjë që mund të ketë ndikim në performancën e databazës, kështu që ne mund të ju ndihmojmë t’i riparoni dhe t’i përmirësoni ato Auditimi i të dhënave mund të ju ndihmoj të auditoni përdoruesit e databazës për qështje të sigurisë. Auditimi i SQL Serverit mundëson auditimit në të cilin ju mund të auditoni objekte specifike.

BIT është në dy platforma IOS dhe Android!
Na Kontaktoni Tani

Bulevardi 'Bill Clinton' Prishtinë

Copyright @ 2022 BIT all right reserved.